OKB: 339 mln njerëz do kenë nevojë për ndihmë humanitare vitin e ardhshëm

schedule09:17 - 1 Dhjetor, 2022

schedule 09:17 - 1 Dhjetor, 2022

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka parashikuar se një rekord prej 339 milionë njerëzish do të kenë nevojë për ndihmë humanitare vitin e ardhshëm, sipas Reuters.

Zyra e OKB-së për Ndihmë Emergjence (OCHA)  u ka kërkuar shteteve donuese rreth 51.5 miliardë dollarë, një rritje prej 25 për qind, në krahasim me fillimin e vitit 2022.

“Nevoja për ndihmë humanitare është shumë e lartë, pasi ngjarjet ekstreme të këtij viti do të lënë gjurmë më 2023”, ka thënë koordinatori i OKB-së, për ndihma, Martin Griffiths.

“Thatësirat dhe përmbytjet po bëjnë kërdi në Pakistan dhe Afrikë. Lufta në Ukrainë e ka kthyer një pjesë të Europës në fushëbetejë. Më shumë se 100 milionë njerëz janë të zhvendosur në gjithë botën.

OCHA ka thënë se të paktën 22 milionë njerëz në 54 shtete po përballen me mungesa të mëdha ushqimore, derisa 45 milionë njerëz në 37 shtete rrezikojnë të përballen me uri.

Ndryshimet klimatike, nevojat shëndetësore dhe pabarazia gjinore janë duke e rënduar edhe më shumë situatën, ka thënë OKB.

/abcnews.al