OKB: 2.4 miliardë njerëz janë përballur me mungesë ushqimore, 148 milionë fëmijë probleme me rritjen

schedule10:10 - 13 Korrik, 2023

schedule 10:10 - 13 Korrik, 2023

Organizata e Kombeve të Bashkuara nga të dhënat e fundit ka dhënë lajmë shqetësuese përsa i përket sigurisë ushqimore globale.

Sipas raportit rezulto se 2.4 miliardë njerëz nuk kishin akses të vazhdueshëm në ushqim vitin e kaluar, nga të cilët 783 milionë u përballën me urinë dhe 148 milionë fëmijë vuanin nga ngecja e rritjes.

Mediat e huaja shkruajnë se pesë agjenci të OKB-së thanë në raportin e Gjendjes së Sigurisë Ushqimore dhe të Ushqyerjes për vitin 2023 se shumë vende po përballen me kriza të thelluara ushqimore.

Ndër më të prekurat nga ky fenomen janë Azia Perëndimore, Karaibe dhe Afrika, ku 20% e popullsisë së kontinentit po përjeton uri, më shumë se dyfishi i mesatares globale.

Rimëkëmbja nga pandemia globale ka qenë e pabarabartë dhe lufta në Ukrainë ka ndikuar në ushqimin dhe dietat e shëndetshme. Kjo është ‘normalja e re’ ku ndryshimet klimatike, konflikti dhe paqëndrueshmëria ekonomike po i shtyjnë ata që janë në margjina edhe më larg nga siguria”, ka thënë Qu Dongyu, drejtori i përgjithshëm i Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë. ”

Ndërkohë në raport theksohet se aksesi i njerëzve në dieta të shëndetshme është përkeqësuar në mbarë botën, ku më shumë se 3.1 miliardë njerëz 42% e popullsisë globale nuk ishin në gjendje të përballonin një dietë të shëndetshme në 2021, një rritje prej 134 milionë njerëz krahasuar me vitin 2019.

Ndërsa në lidhje me fëmijët në raport thuhet se vazhdojnë të vuajnë nga kequshqyerja më shumë se 148 milionë fëmijë nën moshën pesë vjeçare, 45 milionë janë shumë të dobët dhe jo në gjatësinë e duhur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!