“Ofruan 100 milion € për Bale”, ish-presidenti i Realit zbulon prapaskenën

schedule15:24 - 6 Shtator, 2020

schedule 15:24 - 6 Shtator, 2020

Gareth Bale vazhdon të jetë një çështje tek Reali Madridi. Marrëdhënia jo e mirë me trajneri Zidane e ka penguar shumë sulmuesin, i cili ka luajtur në vetëm katër ndeshje që nga muaji shkurt, që e përkthyer në minuta janë vetëm 160 të tilla për të në fushën e lojës.

Kujtojmë që uellsiani pat deklaruar për “Sky Sports” se vitin e kaluar ishte shumë pranë largimit nga madrilenët, por ata bllokuan gjithçka në momentin e fundit. Tashmë ka ardhur dhe një reagim nga ish-presidenti i galaktikëve, Ramon Calderon, i cili e pranon se vitin e kaluar kishte një ofertë konkrete për Bale.

“E di shumë mirë se në merkaton e verës së kaluar në zyrën e Realit erdhi një ofertë zyrtare nga një klub i Premier League për shërbimet e Gareth. Ata ofruan diku te 100 milionë euro për sulmuesin, por Real Madridi e refuzoi atë”, është deklarata e spanjollit për “TalksSport”. /abcnews.