OFL-së i vjen fundi, Rama i bën bilancin: Goditi 30 grupe kriminale

schedule10:20 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 10:20 - 29 Dhjetor, 2020

Në fund të vitit përfundon periudha e afatit të veprimit të Aktit Normativ për Operacionin Forca e Ligjit, por pritet që afati për vendimmarrjen e gjykatës të shtyhet. Ditën e sotme kryeministri Edi Rama i bëri bilancin punës së operacionit që trumbetoi me të madhe në fillim të këtij viti.

Ka vijuar intensivisht lufta kundër krimit të organizuar dhe kulmimi i kësaj ka qenë veprimtaria e OFL-së, i cili aktualisht numrin 1713 pasuri të sekuestruara dhe referimin në SPAK të 223 rasteve.

103 anëtarë të organizatave kriminale janë arrestuar dhe janë 30 grupe të goditura dhe 628 pasuri të sekuestruara. Edhe këtë vit numri i vrasjeve me dashje vijon që të jetë në rënie” tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!