OFL në Fier dhe Lushnje, katër të dënuar duhet të deklarojnë pasurinë brenda 48 orësh

schedule13:27 - 4 Shtator, 2020

schedule 13:27 - 4 Shtator, 2020

Operacioni Forca e Ligjit ka mbërritur sot në Fier dhe Lushnje duke i dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë katër personave të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Ata janë dënuar për trafik të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni.

-Latif Gurguri, banues në Fier, i dënuar në Zvicër për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;

-Mikel Hyka, banues në Fier, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;

-Klodian Thomaj, banues në Lushnjë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;

-Arben Shehaj, banues në Lushnjë, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Policia njofton se këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

“OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë”, thuhet në njoftim./m.v.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!