OFL i dërgon formularin tre të dënuarve për drogë në Lushnje dhe në Kavajë

schedule11:05 - 10 Korrik, 2020

schedule 11:05 - 10 Korrik, 2020

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, tre personave të dënuar për  trafik të lëndëve narkotike.

OFL i ka nisur kërkesat shtetasve:

Aranit Arapi, banues në Lushnjë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

Shkëlzen Ahmetaj, banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë;

Muhamet Demrozi, banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A.A., banues në Lushnjë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

Sh. A., banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë;

M.D., banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë. /abcnews.al