Oficeri që “spiunonte” tek Ervis Martinaj kërkon lirinë në Apel, kur merret vendimi për të

schedule13:14 - 13 Shtator, 2022

schedule 13:14 - 13 Shtator, 2022

Në datën 20 shtator në orën 09:50 do të shqyrtohet në Gjykatën e Apelit kërkesa për liri e ish-efektivit Jeton Lami, i cili shoqëronte Ervis Martinajn para se ai të zhdukej.

 “Ju bëjmë me dije se në Gjykatën e Apelit Tiranë është regjistruar çështja penale (masa e sigurimit), me person nën hetim Jeton Lami. Çështja është planifikuar për tu gjykuar më datë 20.09.2022, ora 09:50.”

Jeton Lami u arrestua më 24 gusht 2022,  pasi akuzohet se ka ndihmuar dhe transportuar të shumëkërkuarin e drejtësisë shqiptare, Ervin Martinajn.

Një ditë më vonë Gjykata e Kurbinit caktoi për policin 28-vjeçar masën arrest me burg për shpërdorim detyre.

Ai akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke përkrahur dhe transportuar Martinajn.

Ervis Martinaj është një nga emrat më të lakuar të drejtësisë në Shqipëri. Prej disa javësh ai rezulton i zhdukur dhe ende nuk ka asnjë gjurmë të tij. Ishin familjarët që denoncuan në polici zhdukjen të cilësuarit “mbret i lotove.

Hetimet nisën pas kallëzimit të Faik Martinaj, xhaxhait të 40-vjeçarit të shumëkërkuar, i cili denoncoi humbjen e kontakteve me nipin dhe ngriti dyshime se mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe për shkak të përplasjeve që ka me grupe kriminale që kanë interes ta eliminojnë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!