Carlo Ancelotti po studion pista të ndryshme për të përforcuar Evertonin, klub që ka ambicie të mëdha për sezonin e ri. Trajneri italian ka hedhur sytë nga Real Madrid, aty ku pëlqen shumë Sergio Reguilon.
Mbrojtësi i majtë u huazua këtë sezon te Sevilla, ekip në të cilin ka luajtur 35 ndeshje dhe ka shënuar dy gola. 23-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Zidane dhe klubi nga Liverpuli ka paraqitur një ofertë zyrtare për të.
Sky Sports UK zbulon propozimin e Evertonit, që ka vendosur 18 milion euro në pjatë për ta transferuar lojtarin në Premier League. Oferta është zyrtare dhe tani pritet përgjigja e “Los Blancos”. /abcnews.al