Diego Godin u largua përfundimisht nga Interi verën e vitit të kaluar. Kapiteni i Uruguait zgjodhi të vijojë karrierën te Cagliari. Edhe pse ka kontratë deri në vitin 2023 me klubin sard, qendërmbrojtësi i njohur mund të largohet nga Serie A.
Një ofertë tunduese ka ardhur nga Rusia në drejtim të 35-vjeçarit. Dinamo e Moskës e sheh si një përforcim me vlera për repartin e prapavijës dhe ka gati një ofertë 3-vjeçare.
Godin e pret një rrogë prej 4 milion eurosh (neto) në sezon. Një propozim shumë i mirë për kapitenin e Cagliarit, i cili është afër transferimit në futbollin rus. /abcnews.al