Kalidou Koulibaly dhe Manchester City e kanë gjetur gjuhën e përbashkët, por klubi anglez misionin më të vështirë ka bindjen e presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis.
“Qytetarët”, sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, po bëjnë gati një ofertë të re për klubin italian. Pep Guardiola do një qendërmbrojtës dhe senegalezi është nga më të mirët në qarkullim.
Napoli i ka të qarta kërkesat e veta. Pa 75 milion euro, përfshirë edhe bonuset, nuk heq dorë nga shërbimet e Koulibaly dhe sikurse kuptohet nuk është një operacion i lehtë merkatoje për Manchester City. /abcnews.al