Ofertë e pazakontë për një futbollist, i cili ende nuk e ka mbyllur karrierën. Sulmuesi Alexandre Pato, rreth tre javë pasi është larguar nga Sao Paulo, ka marrë një propozim nga televizioni brazilian SBT.
Ata e duan ish-futbollistin e Milanit si ekspertin e tyre televiziv për ndeshjet e Copa Libertadores. Pato duhet të komentojë ndeshjet gjatë kohës që është lojtar i lirë.
Sigurisht bëhet fjalë për vetëm disa ndeshje, pasi së shpejti sulmuesi do të nënshkruajë me klubin e ri. /abcnews.al