“Do të doja ta kisha një lojtar që shënon 50 gola në sezon, por asnjëherë nuk i bëj presion lojtarëve”, u shpreh Pep Guardiola në lidhje me dhuratën që pret nga merkato. Një qendërsulmues nevojitet për të zëvendësuar Sergio Agueron te kampionët e Anglisë.
Objektivi kryesor i Manchester City është Harry Kane, goleadori dhe kapiteni i Tottenham. Ky i fundit shprehu pak ditë më parë dëshirën për të provuar një aventurë të re pas një jete të kaluar tek ekipi londinez.
Korrespondenti i “Cityzens”, Ian Cheeseman thekson se drejtuesit e kampionëve të Anglisë, që më 29 maj do të tentojë fitimin e Champions League në finalen ndaj Chelsea, po përgatit një ofertë mbi 100 milion paund për Kane, propozim që pritet të mos refuzohet nga Spurs. /abcnews.al