Jose Mourinho ka marrë një ofertë surprizuese nga kombëtarja e Nigerisë. Vetë presidenti i federatës së këtij vendi, Amaju Pinnick, e ka konfirmuar diçka të tillë.
“Kemi folur me tre trajnerë të mëdhenj, mes të cilëve edhe Mladen Krstajic, që ka fituar në Izrael. Po bëjmë çfarë është e mundur dhe mund të them që kemi folur edhe me Mourinhon.
Ka biseduar edhe Ministri i Sporteve dhe nuk ka asgjë të keqe për ne”, është shprehur Amaju Pinnick për “This Nigeria”.
Gjithsesi në Itali raportojnë se Mourinho ka refuzuar të pasojë Gernot Rohr. / abcnews.al