Oferta për Dries Mertens nga Anglia, Napoli bën një kërkesë absurde

schedule18:15 - 29 Janar, 2020

schedule 18:15 - 29 Janar, 2020

Chelsea po kërkon sulmues dhe ideja e fundit quhet Dries Mertens. Belgu po zhvillon sezonin e fundit me Napolin dhe në verë del lojtar i lirë, por “Blutë e Londrës” e duan menjëherë. Gianluca Di Marzio raporton se klubi londinez ka gati një ofertë prej 6-7 milion eurosh.

Oferta është refuzuar nga nënkampionët e Italisë, që i kanë bërë një kundërofertë anglezëve. Drejtuesit e Napolit kanë vënë kusht mbajtjen në huazim të Mertens deri në fund të sezonit, duke theksuar se kjo është mënyra e vetme për ta shitur.

Sigurisht që klubi londinez ka refuzuar në mënyrë kategorike, pasi investimi nuk do kishte asnjë lloj vlere. Të ishte për në verë, Chelsea do siguronte shërbimet e sulmuesit me parametra zero, pa shpenzuar asnjë qindarkë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!