Leon Goretzka është kthyer në një çështje te Bayern Munchen. Mesfushori, një nga titullarët dhe lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, ka edhe një vit kontratë me bavarezët.
Negociatat e rinovimit janë ndërprerë, diçka që ka sjellë acarimin e agjentit të 26-vjeçarit, i cili është pjesë e rekordmenevë të futbollit gjerman prej vitit 2018.
Sport Bild shkruan se Goretzka kërkon një rrogë prej 20 milion eurosh në sezon në kontratën e re, ndërsa Bayerni ofron 10-12 milion të tilla.
Manchester United ndjek me interes situatën, pasi e cilëson mesfushorin e Gjermanisë si zëvendësuesin perfekt të Paul Pogba, i cili është me valixhe gati.
Ndërkohë, Goretzka e duan edhe në Spanjë. Real Madrid dhe Barcelona kanë nisur bisedimet me menaxherin e mesfushorit. /abcnews.al