“Ofensivë të re ndaj kriminelëve”, Rama: Do iu rezervojmë një trajtim të veçantë

schedule22:45 - 24 Tetor, 2019

schedule 22:45 - 24 Tetor, 2019

Qeveria po punon për një plan kundër personave me precedentë kriminalë dhe të përfshirë në aktivitete të jashtëligjshme. Kryeministri Edi Rama deklaroi këtë të enjte gjatë emisionit “Opinion”, se ky plan do të shpallet gjatë Nëntorit. Sipas kreut të qeverisë, këtyre personave do t’i rezervohet “një trajtim i veçantë”.

“Është reale që ka një problem me një tipologji njerëzish të një moshe të caktuar që përbëjnë këtë që thotë Mustafai, që thua ti etj. Shumë shpejt, besoj brenda Nëntorit do të dal para shqiptarëve dhe do të them ja çfarë është situata ja ça do të bëjmë ne tani. Brenda Nëntorit unë do të shpall një plan të posaçëm për të gjithë personat me precedentë kriminal apo të skeduar si persona të përfshirë në aktivitet kriminal të cilëve do iu rezervojmë një trajtim shumë të veçantë.

Një trajtim që nuk i shkon mendja asnjërit sot në Shqipëri. Ne po punojmë për një plan. Kjo gjë që do bëjmë tani ka ardhur koha të bëhet dhe është mundësia të bëhet sepse Policia e Shtetit sot i ka fituar të gjitha ato hapësira në terren. Është vendosur baza për të bërë këto ofensivë të re në raport me këtë kategori njerëzish. Do ta bëjmë në atë mënyrë siç nuk ia pret atyre juve dhe askujt tjetër” ,tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!