Genard Hajdini është një nga personazhet shqiptare me të ndjekur në Instagram për videot e ndryshme që poston.
Në një intervistë në emisionin ‘ABC e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi, ai tregoi se ka pasur incidente me videot dedikuar Luanës dhe videon ku shau shqiptarët.
“ Tre video kam pasur problem, dy me Luanën dhe një video tjetër. Ato bënë namin kapën shumë shikueshmëri. E kuptoj që e tepruam por ajo është edhe publicitet. Këtu mund të përmend edhe videon ku shava shqiptarët sepse isha emocional, por vërtet u pendova dhe të gjtihëve ju kërkojmë ndjesë shumë”.
Ermali e pyeti nësë ai mendoi se video dedikuar Luanës mund ta kishte lënduar atë dhe se duhet ti kërkoj ndjesë në ekran, teksa shtoi se ndjesa i takon më shumë Sonidës që bëri ato deklarata. Genardi shtoi se do tregohet më i kujdësshëm në postimet në vijim edhe për të mos iu cënuar faqja që ka në Instagram.

