Ofendoi presidentin Assad, 9 vjeçari sirian prej 10 ditësh në burg

schedule12:50 - 18 Mars, 2024

schedule 12:50 - 18 Mars, 2024

Një djalë 9-vjeçar në Siri ndodhet në burg prej dhjetë ditësh, pasi ofendoi presidentin Bashar Assad.

Sipas burimeve, pasi u thirr dhe u “godit” nga drejtori i institutit, fëmija, i cili është në klasën e katërt, u ndalua nga agjentët e Sigurisë Politike, një nga katër agjencitë kryesore të kontrollit dhe represionit të qeverisë siriane.

Kjo është bërë e ditur nga Observatori Kombëtar për të Drejtat e Njeriut në Siri, duke konfirmuar atë që është raportuar nga mediat lokale në Homs.

Trembëdhjetë vjet më parë, në Siri shpërthyen protesta popullore antiqeveritare, të shkaktuara, në shkurt 2011, nga arrestimi në rajonin jugor të Daraa, nga shërbimet e sigurisë së Damaskut, të disa fëmijëve të konsideruar fajtorë se kishin shkruar slogane në muret e shkollës duke lavdëruar protestat e atëhershme arabe në Tunis dhe Egjipt.

Autoritetet siriane iu përgjigjën protestave të marsit 2011 me një shtypje të përgjakshme të qeverisë policore dhe ushtarake, e cila degjeneroi në një luftë civile, e cila më pas u shndërrua në një luftë të vazhdueshme në shkallë rajonale dhe ndërkombëtare.

OKB ditët e fundit tha se konflikti sirian ka vrarë më shumë se gjysmë milioni njerëz.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!