Ofendoi Kurtin dhe anuloi udhëtimin në Tiranë, Vuçiç: Më rrëmbyen emocionet

schedule17:43 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 17:43 - 5 Dhjetor, 2022

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka tentuar ta paraqes si diçka shokuese emërimin e Nenad Rashiqit si Ministër nga ana e Kryeministrit Kurti. Për këtë, ai reagoi në mënyrë të ekzagjeruar duke e fyer Kurtin me fjalët “llum terrorist”, ndërsa nuk i kurseu fjalët as për Bashkimin Europian. Në shenjë proteste, tha se nuk do të udhëtojë as në Tiranë ku do të mbahet Samiti BE -Ballkani Perëndimor. Por, gjithçka ndryshoi të hënën.

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq dje tha se Presidenti i Serbisë do të marrë vendim se a do të shkojë në Tiranë pas takimit me Miroslav Lajçak. Por Vuçiq e mohoi këtë. I pyetur se çka ndikoi që ta ndryshojë vendimin dhe nëse këtë e bëri pas bisedës me të dërguarin special të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, Vuçiq tha se nuk e ka diskutuar me Lajçakun.

Vuçiç ka thënë se e ka kaluar kohën duke u përgatitur se çka do të flasë nesër në Samitin e BE – Ballkani Perëndimor. “Gjithmonë përpiqem që të kujdesem për të gjitha por nganjëherë më rrëmbejnë emocionet dhe nuk e di si të reagojë dhe çfarë të bëjë”

“Unë nuk jam prej atyre që nuk e pranojnë gabimin apo se kam bërë një vlerësim të gabuar. Mendoj se kjo duhet korigjuar sa më parë. Mendoj se ka qenë vetëm një vlerësim taktikisht i gabuar, por jo gabim thelbësor apo strategjik” ka thënë Vuçiç.

Duke folur rreth takimit me Lajçak, Vuçiq ka thënë se për Serbinë Asociacioni i Komunave më shumicë Serbe është diçka që nuk mund të anashkalohet.

“Zgjidhni të gjitha çështjet botërore dhe pastaj kthehemi tek ASK. Jo, fillimisht Asoacioni i Komunave Serbe dhe pastaj do të diskutojmë për ato çështjet botërore”, tha presidenti i Serbisë. Ai ka paralajmëruar se këtë çështje do ta ngris nesër në Samit. /Express