Aktorja turke Aygun Aydin, e njohur nga serialet “Kosem” dhe “Molla e ndaluar”, është dënuar fillimisht me 3 ditë burg pas ofendimeve që ka bërë ndaj ish partnerit të saj biznesmenit Hakan Sabanci.
Ndërsa sot mediat turke raportojnë se dënimi i saj është shtuar me 15 ditë burg për shkak se ofendimet në rrjete sociale kanë vazhduar.
26-vjeçarja ka shpërthyer kundër biznesmenit duke përdorur fjalor të papërshtatshëm dhe ka bërë akuza të forta.
“Nuk vdes derisa të të shkatërroj. Zoti të dënoftë”, ka thënë Aygun duke treguar se Sabanci e la shtatzënë, por ai nuk mori përsipër të kujdesej për fëmijën dhe tani po e sulmon me avokatë./abcnews.al