Ofendimet raciste të tifozëve të Juves ndaj Lukakut, reagon Lega Serie A

schedule11:10 - 5 Prill, 2023

schedule 11:10 - 5 Prill, 2023

Në fillim Roc Nation, agjencia që kujdeset për imazhin e Lukakut, më pas kombëtarja belge, Anderlecht, gazetarë, tifozë e me radhë nga e gjithë bota.

Fyerjet raciste ndaj Lukakut ka bërë që të gjithë të reagojnë duke dënuar koret ofenduese dhe të turpshme nga tifozët e Juventusit në drejtim të sulmuesit të Interit mbrëmjen e djeshme.

Lega Serie A gjithashtu ka reaguar zyrtarisht këtë mëngjes me një deklaratë zyrtare.

“Lega Serie A dënon fuqishëm çdo episod racizmi në çdo formë diskriminimi. Disa personazhe të pranishëm në tribuna nuk mund të prishin spektaklin e futbollit dhe nuk përfaqësojnë mendimet e të gjithë tifozëve dhe fansave në stadium, të cilët fatmirësisht ndajnë vlerat më të larta të sportit. Ne do të identifikojmë fajtorët dhe do t’i përjashtojmë gjithmonë nga stadiumi. Fushata “Keep Racism Out” dhe marrëveshja e nënshkruar dy javë më parë me UNAR janë hapa konkretë të angazhimit në këtë betejë të gjatë dhe të pandërpreë, që do të çojë në rezultatin e vendosur se racizmi dhe fyerjet e tyre do të mbeten jashtë stadiumeve”, u shpreh Lega Serie A.

Ministri i Rinisë dhe Sportit, Andrea Abodi, gjithashtu ka reaguar duke e dënuar ashpër këtë gjë.

“Racizmi është i padurueshëm kudo, sidomos në një fushë futbolli, në çdo stadim të mundshëm”, ka thënë Abodi./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!