Ndeshja e 5-të finale e kampionatit të basketbollit për meshkuj mes Tiranës dhe Besëlidhjes, është ndërprerë në periodën e katërt të sfidës, për shkak të tensionimit në tribuna në pallatin e sporti ”Asllan Rusi” në kryeqytet.
Sfida ka qenë e tensionuar gjatë gjithë ndeshjes, me tifozeritë që nuk kanë kursyer ofendimet ndaj njëra-tjetrës dhe me praninë e shumtë të stjuardëve për të garantuar rendin.
Por kjo nuk ka mjaftuar në periodën e katërt të sfidës, ku nisi edhe hedhja e sendeve në fushë. Në këtë moment loja u ndërpre dhe u desh edhe ndërhyrja e forcave të rendit për të vendosur qetësinë dhe për të vijuar sfidën, pasi basketbollistët e Tiranës kishin shkuar në dhomat e zhveshjeve në këto minuta të tensionuara.