Problemet në stërvitje te Bayern Munchen, vazhdojnë. Pas sherrit Boateng-Goretzka, ka pasur një tjetër përplasje, e cila ka bërë që Perisic të dëmtohet.
Mbrojtësi i ardhur në merkaton e janarit, Odriozola, ka qenë ai që ka bërë një ndërhyrje të ashpër ndaj sulmuesit kroat, duke e dëmtuar rëndë në kavilje. Perisic u largua menjëherë nga stërvitja dhe stafi mjekësor i ka konfirmuar trajnerit Flick se sulmuesi nuk do të jetë gati për plot katër javë.
Këtë gjë e pranoi dhe vetë trajneri i Bayern, i cili tha: “Ivan ka një frakturë në kavilje. Ai do të jetë për katër javë jashtë, pas rikuperimit, do të rikthehet në stërvitje”./abcnews.al
Hansi #Flick über die Trainingsverletzung von #Perišić: “Ivan hat eine Fraktur im Außenknöchel. Das heißt vier Wochen, bis das ganze verheilt ist. Danach wieder Aufbautraining.”#FCBayern #FCBTSG pic.twitter.com/Lh8VjAJs8r
— FC Bayern München (@FCBayern) February 4, 2020