Odiseja që nisi pas dy dozave të vaksinës eksperimentale : Qytetari duhet të bëj pesë doza për tu pajisur me Green Pass

schedule16:43 - 25 Nëntor, 2021

schedule 16:43 - 25 Nëntor, 2021

Sipas “Corriere Del Veneto” Domenico Righi pasi u ofrua vullnetar për vaksinën e prodhuar nga kompania “Reithera” ka pronotuar dozën e tretë të vaksinës. Doza e tretë pritet të llogaritet me shumë mundësi si doza e parë. Qytetarët italian që u ofruan për eksperimentet e vaksinës italiane anti-Covid u quajtën heronj në fillim por tani janë braktisur nga të gjithë.

Këta vullnetarë nuk dinë çfarë të bëjnë për shkak se nuk mund të pajisen me green-pass si të gjithë të vaksinuarit. Righi që është pjesëtar i mbrojtjes civile deklaroi që dozën e tretë të vaksinës do ta bëjë të hënën e ardhshme në spitalin e “Borgo Trento” në Verona por nuk e ka idenë si do ti llogaritet. Ai deklaroi që dy dozat e para të vaksinës së “Reithera” që i morri në datat 22 mars dhe 12 prill nuk njihen dhe që rrezikon të marri 5 doza vaksine brenda 5 muajve.

Në Itali 900 qytetar morën pjesë në eksperimentet për vaksinën por vetëm 300 prej tyre morën dy doza. Righi si 300 bashkëqytetarët e tij që morën dy doza ju krijua një përgjigje e lartë imunitare ndaj virusit. Pjesëtari i mbrojtjes civile tregoi se nuk pati asnjë efekt negativ nga vaksina dhe që tani 65 vjeç po përgatitet të marri dozën e tretë.

Ai deklaroi që i ka shkruar nënsekretarit të shëndetësisë, autoriteteve shëndetësore veroneze dhe kompanisë “Reithera” por nuk ka marrë një përgjigje të dobishme. Righi deklaroi që përgjigja nuk është kompetencë e jona e kompanisë e ka mërzitur më shumë.

Qytetari italian tha se e kupton që eksperimenti nuk pati sukses por që i kanë lënë të vetëm para kësaj situate. Righi tregoi se nuk ka frikë nga vaksinimi dhe është i gatshëm që të bëjë 5 doza por që do ti evitojë. Pjesëtari i mbrojtjes civile udhëton pa green-pass tani dhe përdor një certifikatë të lëshuar nga instituti kërkimor i “Borgo Roma” që e përjashton përkohësisht nga vaksinimi anti-Covid.

Certifikatën që i kanë dorëzuar i skadon në datën 30 nëntor dhe ai nuk e di çfarë dokumenti do përdori për të hyrë në objekte të ndryshme. Righi deklaroi që doktori i tij i tha se kur do shkoj të bëj dozën e tretë do ti llogaritet sikur ka bërë vaksinën ruse “Sputnik” por kjo nuk është e shkruajtur në asnjë dokument.

/ abcnews.al