Odegaard nuk “dorëzohet”: Titulli është ende në duart tona

schedule15:04 - 17 Prill, 2023

schedule 15:04 - 17 Prill, 2023

Pas barazimit me Liverpool javën e shkuar, “topçinjtë” e Arsenal humbën edhe 2 pikë të tjera në “luftën” e thshme për Premier Lague të këij seozoni, teksa duket se “qytetarët”  e Manchester City nuk do të dorëzohen deri në ditën e fundit për të mbrojtur titullin kampions të Anglisë.

Ndeshja e ditës së djeshme ndaj West Ham, nisi mirrëo djemtë e Mikel Artetas, që cilët arritën të gjenin avantazhin shumë herët që në pjesën e parë, fillimisht me brazilianin Gabrial Jesus e pas tij topin në rrjetë e çoi kapiteni norvegjez, Martin Odegaard, ndërsa në pjesën e dytë u përmbys gjithçka, duke e mbyllur ndeshjen ashtu si me rivalët e Liverpool.

Ditën e sotme, kapiteni i Arsenal, Martin Odegaard, analizoi sfidën e ditës së diel, aty ku Gunners humbën edhe një penallti me Saka, teksa shtoi se “topçinjtë” janë optimistë se do të triumfojnë në sfidën e ardhshme.

“Ndodhën shumë gjëra në ndeshjen ndaj West Ham, njësoj siç ndodhi javën e kaluar kundër Liverpoolit. Ne u ndalëm dhe nisëm të bënim marrëzira në fushë. E lejuam West Ham të rikthehej në ndeshje dhe të zhvillonte lojën që donte.

U dhamë shpresa atyre, gjë që mbetet në ndërgjegjen tonë. Por duhet të shohim përpara. Nuk duhet të harrojmë faktin që jemi ende në krye të kampionatit. Titulli është në duart tona.

Duhet të mbajmë të njëjtin qëndrim dhe mentalitet për të qenë të sigurt se do të fitojmë ndeshjen e ardhshme”,- tha Odegaard pas ndeshjes. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!