Arsenal dëshiron shumë ta mbajë Martin Odegaard edhe për të paktën një sezon tjetër, por Real Madrid është i palëvizshëm në vendimin për ta rikthyer në skuadër dhe për ta bërë shtyllë të projektit të ri.
Si pasojë londinezëve u duhet të shohin për një tjetër fantazist dhe janë të detyruar të rikthehen në një pistë të vjetër, Philippe Coutinho. Braziliani e nisi mirë këtë sezon te Barcelona, por një dëmtim e ndali.
Barcelona nuk ka në plan ta mbajë. Nëse ai qëndron dhe luan edhe 10 ndeshje ata do duhet t’i paguajnë Liverpoolit 23 milionë euro. Barcelona është gati ta shesë për të paktën 50 milionë euro, shifër e përballueshme nga Arsenal. /abcnews.al