Oda Dibrane mbledh 150 artistë, festivali i muzikës folklorike nuk mungoi as në kohë pandemie

schedule20:17 - 2 Nëntor, 2020

schedule 20:17 - 2 Nëntor, 2020

Megjithëse në kushte të vështira pandemie në qytetin e Peshkopisë u zhvillua edicioni i 26 i  festivalit mbarë kombëtar Oda Dibrane.

Në këtë edicion morën pjesë  7 grupe me mbi 150 artistë ,ndërsa për shkak të pandemisë festivali u mbajt vetëm në Peshkopi .

Festivali  ka si qëllim promovimin e vlerave folklorike, këngët dhe vallet popullore të trevave nga vijnë.

 “Oda Dibrane që në krijimin e vet Oda Dibrane është oda e të gjithë shqiptarëve, pavarësisht kufijve madje dhe më gjerë, pavarësisht se kjo kohë e cenoi festivali i rezistoi”, është shprehur drejtori i festivalit Veli Vraniçi.

Specialistë të folklorit shprehen se ky festival ka vlera të jashtëzakonshme në mbajtjen gjallë dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

 “Festival i jashtëzakonshëm, që përpos traditave dhe kulturës bashkon shpirtrat shqiptarë dhe trojet. Bashkon artistë nga të gjithë trevat”, është shprehur dirigjenti etno muzikolog Ermir Dizdari.

Një tjetër nga organizatorët e festivalit është shprehur se emri Odë është takimi i shumë grupeve që ne përmes kësaj duam që ta transmetojmë te tjerët.

Por nuk është viti i parë që ky  festival zhvillohet ne kushte të vështira. Regjizori Milto Kutali sjell rikujton një histori të vitit 1997.

ODA Dibrane është i vetmi festival që mbahet në dy shtete, por  këtë vit për shkak të pandemisë në Dibër të Madhe nuk u mbajt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!