Mutacioni indian po evoluon dhe po bëhet mbizotërues në botë, tha shkencëtari kryesor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Sumo Swaminathan ka shprehur gjithashtu pakënaqësinë me dështimin e vaksinës CureVac, për të përmbushur standardet e efikasitetit të OBSH-së, veçanërisht për shkak të variacionteve shumë ngjitës dhe nevojës për vaksinat e reja, të efektshme.
“Varianti Delta pothuajse po bëhet varianti mbizotërues në të gjithë botën, për shkak të transmetueshmërisë së tij,” tha Swaminathan gjatë një konference shtypi. g.v/abcnews.al