OBSH: Varianti i Afrikës së Jugut përgjegjës për ri-infektimet

schedule20:36 - 12 Shkurt, 2021

schedule 20:36 - 12 Shkurt, 2021

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se ka prova se njerëzit e infektuar me Covid-19 mund të ri-infektohen nga një variant i ri i virusit.

Në një konferencë për shtyp, Dr. Sumia Swaminathan, shkencëtarja kryesore e OBSH-së, tha: “Ne po marrim raporte të njerëzve që janë ri-infektuar me një variant të ri të virusit. Ka pasur disa raporte të hershme nga Afrika e Jugut që sugjerojnë që njerëzit që janë infektuar më parë mund të infektohen përsëri”.

Në fillim të kësaj jave, një studim në Afrikën e Jugut tregoi se vaksina e Universitetit të Oksfordit AstraZeneca nuk mund të mbrojë në mënyrë adekuate nga varianti i parë i gjetur në atë vend, i quajtur B1351 ose 501YV2.

Sëaminathan theksoi, megjithatë, se “ka mbrojtje të qartë kundër komplikacioneve të rënda që çon në shtrim në spital dhe vdekje”.

Një pacient në Francë është në gjendje kritike. Mjekët po përpiqen të mbajnë gjallë, i cili u infektua me variantin e Afrikës së Jugut, katër muaj pasi u rikuperua nga Covid-19.

“Ky rast nënvizon faktin se varianti i Afrikës së Jugut mund të jetë përgjegjës për ri-infeksion të rëndë pas një infeksioni të parë të lehtë ” me llojin “klasik” të SARS-CoV-2 , thanë studiuesit francezë. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!