OBSH: Tregu i Wuhanit ka luajtur rol në shpërthimin e COVID-19

schedule03:32 - 9 Maj, 2020

schedule 03:32 - 9 Maj, 2020

Një treg në qytetin kinez të Wuhanit ka luajtur rol në shpërthimin e koronavirusit vitit e kaluar, si burim ose ndoshta si një “ambjent nxitës”, njoftoi të premten Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila megjithatë bëri thirrje për më shumë hulumtime në këtë drejtim.

Autoritetet kineze e mbyllën tregun në janar, si pjesë e përpjekjeve për të ndaluar përhapjen e virusit dhe urdhëruan një ndalim të përkohshëm të tregtisë dhe konsumit të kafshëve të egra.

“Tregu ka luajtur një rol në këtë ngjarje, kjo është e qartë. Por se çfarë roli ende nuk e dimë, nëse ishte burimi, mjedisi që thjesht e aplifikoi situatën apo ishte thjesht rastësi që disa raste u zbuluan aty apo rreth atij tregu”, tha doktor Peter Ben Embarek, një ekspert i OBSH-së për sigurinë ushqimore dhe viruset që të transmetohen nga kafshët tek njeriu.

Nuk ishte e qartë nëse kafshët e gjalla vetë shitësit apo blerësit e infektuar mund ta kenë sjellë virusin në treg, tha ai gjatë një konference për shtyp në Gjenevë.

“Për sa i përket hetimeve, Kina ka shumë të ngjarë apo shumë mundësi, të ketë gjithë ekspertizën e nevojshme për t’i kryer ato. Ata kanë shumë studiues tejet të kualifikuar për këtë”, tha eksperti i OBSH-së .

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!