Të rinjtë e shëndetshëm mund të mos marrin vaksinën e koronavirusit deri në vitin 2022, ndërsa zyrtarët e shëndetit publik përqendrohen së pari në imunizimin e të moshuarve dhe grupeve të tjera të prekshme, thanë të mërkurën zyrtarë të lartë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Dr. Soumya Swaminathan, shkencëtarja kryesore e OBSH-së, tha se punonjësve shëndetësorë, punonjësve të vijës së frontit dhe të moshuarve ka të ngjarë t’u ofrohet të parëve një vaksinë, megjithëse detajet e përparësisë ende po punohen nga OBSH dhe grupet e tij këshilluese. Dhe, sigurisht, një vaksinë për virusin ende nuk është konsideruar e sigurt dhe efektive nga OBSH, Bashkimi Evropian ose Shtetet e Bashkuara.
“Njerëzit kanë prirjen të mendojnë se në datën 1 janar ose 1 prill, unë do të marr vaksinën dhe gjërat do të kthehen në normalitet,” tha Swaminathan në një deklaratë. “Nuk do të funksionojë kështu”, shtoi ajo, shkruan CNBC, përcjell abcnews.al.
Më tej ajo tha se se bota me shpresë do të ketë të paktën një vaksinë të sigurt dhe efektive deri në 2021, por do të jetë në dispozicion në “sasi të kufizuara”. Grupi strategjik këshillimor i OBSH-së i ekspertëve për imunizimin, ose SAGE, publikoi së fundmi udhëzime për vendet se si të marrin në konsideratë përparësitë e grupeve të ndryshme të njerëzve.
“Shumica e njerëzve janë dakord që të fillojë me punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe ata të vijës së frontit, por edhe atëherë ju duhet të përcaktoni se cilët prej tyre janë në rrezik më të lartë dhe pastaj të moshuarit etj.”, tha Swaminathan.
“Do të ketë shumë udhëzime që do të dalin, por unë mendoj se një person mesatar, një i ri i shëndetshëm mund të duhet të presë deri në vitin 2022 për të bërë një vaksinë.”, theksoi ajo. g.v/abcnews.al