OBSH: Situata me variantin e ri të Covid është alarmante, të intensifikohen masat

schedule13:45 - 7 Janar, 2021

schedule 13:45 - 7 Janar, 2021

Organizata Botërore e Shëndetësisë së fundmi ka ngritur alarmin në lidhje me  situatën e krijuar nga varianti i ri i koronavirusit në botë.

Përmes një deklarate për mediat dega për Evropë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha të enjten se duhet të bëhet më shumë, pas situatës “alarmante”, për shkak të përhapjes së variantit të ri të, të zbuluar së fundmi.

“Kjo është situatë alarmante, që do të thotë se për një periudhë të shkurtër kohore ne duhet të bëjmë më shumë dhe duhet të intensifikojmë masat shëndetësore publike dhe ato sociale, që të sigurohemi që të rrafshojmë kurbën në disa shtete”, ka thënë Hans Kluge.

Ndër të tjera, drejtori për Evropë i OBSH-së, Hans Kluge, tha se situata aktuale “pikë kthese e pandemisë”, teksa Evropa po përballet edhe me rritjen e rasteve të reja, por edhe me rastet me variantin e ri të COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!