Drejtori i përgjithshëm i OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një konferencë për shtyp ka theksuar edhe njëherë se përfitimet e vaksinës AstraZeneca i tejkalojnë rreziqet e efekteve anësore.
Të gjitha vaksinat dhe ilaçet kanë efekte anësore, tha ai, duke shtuar se:
“Në këtë rast, rreziqet e sëmundjes së rëndë dhe vdekshmërisë nga Covid-19 janë shumë herë më të larta se rreziqet që lidhen me vaksinën.”
Gjatë javës rregullatorët europianë dhe britanikë të ilaçeve njoftuan një lidhje midis vaksinës AstraZeneca dhe rasteve të mpiksjes së gjakut. Ndërkohë Britania tha se personat nën 30 vjeç do të kishin mundësinë për të zgjedhur se me kë vaksinë dëshirojnë të vaksinohen.
Ndërsa të mërkurën, OBSH lëshoi një deklaratë duke thënë se ekzistonte”një lidhje midis vaksinës dhe mpiksjes së gjakut por asgjë nuk është e konfirmuar”.
Ndërkohë OBSH, EMA dhe MHRA vazhdojnë të theksojnë që përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet e efekteve anësore./abcnews.al