Efikasiteti i vaksinës AstraZeneca është vënë në qendër të vëmendjes ditët e fundit – si për mënyrën se si funksionon kundër variantit të Afrikës së Jugut ashtu edhe për efektivitetin te personat mbi 65 vjeç.
OBSH ka rekomanduar për përdorim vaksinën e Oxfordit te të gjithë personat e rritur.
Grupi Strategjik Këshillimor i Ekspertëve i OBSH-së (Sage) tha që vaksina duhet të realizohet në dy doza, tetë deri në 12 javë nga njëra-tjetra duke forcuar qëndrimin që qeveria e Britanisë ka marrë në programin e saj të vaksinimit masiv.
“Efikasiteti i vaksinës është më i lartë kur doza e dytë administrohet më vonë”, tha Dr Joachim Hombach, sekretar ekzekutiv i Sage të OBSH./abcnews.al