OBSH raporton rritje prej 71% të vdekjeve nga kolera vitin e kaluar

schedule07:57 - 5 Shtator, 2024

schedule 07:57 - 5 Shtator, 2024

Më shumë se 4000 persona kanë humbur jetën vitin e kaluar si pasojë e kolerës.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kriza shëndetësore vazhdoi edhe në vitin 2024 me 22 vende që raportojnë raste të kolerës për një total, prej 342,800 të infektuarish dhe 2,400 vdekjesh në mbarë botën.

Në vitin 2023, numri i rasteve të kolerës në botë u rrit me 13%, ndërsa vdekjet me 71% krahasuar me vitin 2022.

Kolera është një infeksion akut i zorrëve që përhapet përmes ushqimit dhe ujit të kontaminuar dhe prek kryesisht komunitetet me akses të kufizuar në shërbimet higjienike.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!