OBSH raporton rastin e parë të poliomielitit në 25 vite në Gaza

schedule15:05 - 23 Gusht, 2024

schedule 15:05 - 23 Gusht, 2024

Rasti i parë i poliomielitit të tipit 2 në 25 vitet e fundit u regjistrua në Rripin e Gazës.

E infektuara është një foshnjë 10 muajshe, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke apeluar për vaksinimin urgjent të të gjitha foshnjave kundër sëmundjes në enklavën palestineze.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha në një deklaratë se foshnja 10-muajshe aktualisht është në gjendje të qëndrueshme.

OBSH ka njoftuar se dy raunde të vaksinimeve kundër poliomielitit në Rripin e Gazës duhet të fillojnë në fund të këtij muaji dhe në shtator.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!