Ndërkohë që disa shtete po përjetojnë rënie të rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19, udhëheqësit e tyre dhe qytetarët mezi presin t’i rikthehen jetës normale në punë, shkollë dhe argëtime.
Por kufizimet duhet të ngrihen ngadalë dhe me strategji, në mënyrë që të futen në normalitet e jo të çojnë në një valë bllokimesh në të ardhmen, tha kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit gjatë një konference shtypi të Organizatës Botërore të Shëndetit, më 13 prill.
Tedros Adhanom Ghebreyesus përcaktoi gjashtë kritere që do t’i ndihmojnë vendet “të përcaktojnë rrugën përpara”, para se të konsiderojnë heqjen e kufizimeve:
1.Transmetimi i virusit të kontrollohet;
2.Kapacitetet e sistemit shëndetësor të jenë të vendosura për të testuar, izoluar dhe trajtuar çdo rast dhe gjurmuar çdo kontakt;
3.Rreziqet e shpërthimit të minimizohen në ambiente të veçanta si institucionet shëndetësore dhe shtëpitë e pleqve;
4.Masat parandaluese të jenë vendosur në vendet e punës, shkollat dhe vendet e tjera thelbësore;
5.Të menaxhohen rreziqet e importimit;
6.Komunitetet të jenë plotësisht të edukuara, të angazhuara dhe të fuqizuara për t’u përshtatur me normat e reja./abcnews.al