OBSH për AstraZeneca: Mpiksja e gjakut e rrallë por e mundur

schedule08:48 - 8 Prill, 2021

schedule 08:48 - 8 Prill, 2021

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se ekzistonte mundësia që të ketë një lidhje midis vaksinës dhe mpiksjes së gjakut.

Duke shqyrtuar informacionet më të fundit nga rregullatorët e BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar ndër të tjera, OBSH tha se “një lidhje shkakësore midis vaksinës dhe  mpiksjes së gjakut është e mundur  por asgjë nuk është konfirmuar”.

Të mërkurën, rregullatorët europianë dhe britanikë  njoftuan se ekzistonte një ” lidhje e mundshme ” midis vaksinës AstraZeneca dhe rasteve të rralla të mpiksjes së gjakut.

Pas pezullimit të vaksinës në disa vende, Britania e Madhe njoftoi se personat nën 30 vjeç do të zgjidhnin vetë nëse do të vaksinoheshin ose  jo me AstraZeneca./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!