OBSH paralajmëron për një valë të re të Covid-19 në Afrikë

schedule09:36 - 7 Maj, 2021

schedule 09:36 - 7 Maj, 2021

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar një valë të re të koronavirusit në Afrikë.

Autoritetet bëjnë me dije se vonesa me furnizimet e vaksinave dhe përhapja e varianteve të reja ka shtuar rrezikun e përhapjes së Covid-19.

“Vonesa në shpërndarjen e vaksinave dhe shfaqja e varianteve të reja na paralajmëron se rreziku i një vale të re të koronavirusit mbetet shumë i lartë në Afrikë”, kështu është shprehur zyra Afrikane e OBSh-së në një deklaratë.

Gjithashtu nëpërmjet kësaj deklarate është bërë me dije se variantet e reja të Covid si ato që u shfaqën në Indi mund të sjellin pasoja të rënda.

“Tragjedia në Indi nuk ka përse të ndodhë edhe në Afrikë. Ne të gjithë duhet të jemi në gatishmëri dhe të përgatitur për çfarëdo situate”, ka thënë  drejtori rajonal i OBSH-së Matshidiso Moeti.

Sakaq dorëzimet e para të vaksinave në 41 vende afrikane nëpërmjet skemës së Covax filluan gjatë muajit mars, por 9 vende e kanë administruar deri më tani vetën një të katërtën e dozave të marra, ndërsa 15 vende kanë marrë më pak se gjysmën e ndarjes së tyre. Aktualisht në Afrikë shkalla e vaksinimit mbetet më e ulëta në botë.

/abcnews.al/