Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëroi të martën një mungesë globale dhe abuzim me çmimet për pajisjet mbrojtëse kundër përhapjes së koronavirusit.
OBSH u kërkoi kompanive dhe qeverive që të rrisin prodhimin me 40%, ndërsa numri i të vdekurve nga virusi i ri rritet.
Ndërkohë, Rezerva Federale Amerikane uli normat e interesit në një veprim urgjent në përpjekje për të parandaluar një recesion global dhe Banka Botërore njoftoi 12 miliard dollarë për të ndihmuar vendet që janë prekur nga virusi.
Virusi me origjinë nga Kina u përhap në Korenë e Jugut, Japoni, Evropë, Iran dhe Shtetet e Bashkuara, dhe disa vende raportuan rastet e tyre të para të konfirmuara, duke marrë në total rreth 80 vende të goditura me sëmundje të ngjashme me gripin që mund të çojnë në pneumoni./abcnews.al


