OBSH: Palestinezë në Rripin e Gazës po përballen me uri katastrofike

schedule09:03 - 13 Qershor, 2024

schedule 09:03 - 13 Qershor, 2024

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH ) tha të mërkurën se shumë njerëz në Gaza po përballeshin me “uri katastrofike”.

“Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së Gazës tani po përballet me urinë katastrofike dhe kushte të ngjashme me urinë. Pavarësisht raporteve për rritjen e shpërndarjes së ushqimit, aktualisht nuk ka asnjë provë që ata që kanë më shumë nevojë për të po marrin sasi dhe cilësi të mjaftueshme të ushqimit,” tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus .

Tedros tha se kishte më shumë se 8,000 fëmijë nën pesë vjeç të cilët ishin diagnostikuar dhe trajtuar për kequshqyerje akut, duke përfshirë 1,600 fëmijë me kequshqyerje të rëndë akute.

“Megjithatë, për shkak të pasigurisë dhe mungesës së aksesit, mund të funksionojnë vetëm dy qendra stabilizimi për pacientët e kequshqyer rëndë. Paaftësia jonë për të ofruar shërbime shëndetësore në mënyrë të sigurt, e kombinuar me mungesën e ujit të pastër dhe kanalizimeve, rrit ndjeshëm rrezikun e fëmijëve të kequshqyer”, shtoi ai.

Lufta në Gaza filloi më 7 tetor kur militantët e udhëhequr nga Hamasi vranë 1200 izraelitë dhe morën peng më shumë se 250, sipas të dhënave izraelite.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!