OBSH: Pacientët me COVID19 mund të trajtohen me antibiotikë

schedule16:53 - 20 Maj, 2020

schedule 16:53 - 20 Maj, 2020

Organizata Botërore e Shëndetit antibiotikët nuk i trajtojnë dhe as i parandalojnë viruset, përfshirë edhe atë që shkakton COVID 19.

OBSH ka bërë me dije se në Shqipëri mund të përdoren për trajtimin e infeksioneve bakteriale dytësore në pacientët e infektuar me COVID19.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Organizata Botërore e Shëndetit shpjegon pse mund t’iu jepen antibiotikë të prekurve me koronavirus

Në pacientët me #COVID19 mund të zhvillohen infeksione bakteriale dytësore, të cilat mund të trajtohen me antibiotikë.

Është e rëndësishme që askush të mos vetë-mjekohet me antibiotikë! Antibiotikët nuk e trajtojnë dhe as e parandalojnë #COVID19.

?‍⚕️?‍⚕️Prandaj, ndiqni këshillat e mjekëve dhe merrni antibiotikë vetëm nëse do t’ju përshkruhen.

Diagnostikimi i saktë është jetik dhe ndihmon në dallimin ndërmjet infeksioneve virale (të shkaktuar nga një virus, siç është virusi #COVID19) nga infeksionet bakteriale. Punonjësit e shëndetësisë mund të vendosin për ecurinë më të mirë të trajtimit për një pacient dhe ka më pak të ngjarë që të përshkruajnë antibiotikë në mënyrë të panevojshme.

? Higjena e duarve është e rëndësishme në çdo kohë. Garantoni #DuarTëSigurta nëpërmjet larjes rregullisht të duarve tuaja me sapun dhe me ujë.

Kollituni apo teshtini në këndin e bërrylit të përthyer apo në një kartpecetë njëpërdorimshme, e cila duhet të flaket në një kosh të mbyllur”, thuhet në njoftimin e OBSH-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!