Një në 3 gra dhe vajza në të gjithë botën janë dhunuar fizikisht ose seksualisht nga një burrë apo partneri i tyre, sipas studimit më të madh mbi dhunën ndaj grave, raporton The Guardian.
Raporti, i kryer nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), zbuloi se dhuna në familje ka filluar që në moshë të re, me një të katërtën e vajzave, nga mosha 15 deri në 19 vjeç, të cilat janë abuzuar të paktën një herë.
Organizata analizoi të dhënat nga sondazhet në 161 vende midis viteve 2000 dhe 2018. Studimi nuk përfshin të dhëna nga pandemia e Covid-19. Dhuna nga partneri ishte forma më e përhapur e abuzimit globalisht, me rreth 641 milion gra që thanë se ishin abuzuar.
Sidoqoftë, 6% e grave në nivel global thanë se ishin sulmuar nga dikush tjetër përveç burrit ose partnerit të tyre.
“Dhuna ndaj grave është një problem global i shëndetit publik me përmasa pandemike dhe fillon që në moshë të hershme”, tha për BBC shkrimtarja e studimit Dr Claudia Garcia-Moreno.
“Numri mund të jetë shumë më i madh pasi frika nga stigmatizimi mund të jetë një pengesë për shumë gra që të raportojnë dhunën seksuale.”/abcnews.al