Organizata Botërore e Shëndetësisë pritet të rifillojë së shpejti vlerësimin e vaksinës ruse kundër Covid-19, sipas një deklaratë të OBSH-së. Deri më tani, OBSH ka miratuar një numër të vogël vaksinash kundër koronavirusit, përfshirë Pfizer / BioNTech, Moderna, Sinovac dhe Sinopharm, si dhe disa versione të zhvilluara nga AstraZeneca.
“OBSH nisi procesin e miratimit të vaksinës ruse në fillim të këtij viti por procesi u ndërpre për shkak të procedurave jo të plota ligjore,” tha Dr Mariangela Simao, Zëvendës Drejtore e OBSH -së përgjegjëse për qasjen në ilaçe dhe produkte shëndetësore.
Megjithatë, ajo nuk specifikoi se cilat ishin ato procedura. Rusia është një nga vendet më të prekura që nga fillimi i pandemisë. Popullsia është veçanërisht skeptike ndaj vaksinave të prodhuara në Rusi që janë promovuar në mënyrë të përsëritur nga Kremlini, veçanërisht Sputnik V, të cilat u administruan para përfundimit të provave klinike.
Ndërsa studimet duket se konfirmojnë efektivitetin e saj vaksina nuk është miratuar as nga OBSH dhe as nga Bashkimi Europian./abcnews.al