Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri të ditur se raundi i dytë i fushatës së vaksinimit ndaj poliomielitit ka filluar në Gazën qendrore.
Armëpushimet humanitare në luftën në Rripin e Gazës kanë lejuar vazhdimin e raundit të dytë të vaksinimit të poliomielitit për 590,000 fëmijë nën 10 vjeç.
Raundi i parë i fushatës për vaksinimin e poliomielitit në Rripin e Gazës, i cili filloi më 1 shtator, ia arriti qëllimit duke vaksinuar 90% të fëmijëve nën moshën 10 vjeç.
Fushata u krye në faza gjatë një periudhe dy javore gjatë armëpushimeve humanitare midis Izraelit dhe Hamasit.