Tre spitale në Gaza, të rrethuar nga Izraeli, kanë kërkuar ndihmë për evakuimin e pacientëve dhe ky proces është duke u zhvilluar, tha sot një zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmaier tha se tre spitalet janë Al Shifa, nga i cili tashmë janë shpëtuar 28 foshnja, spitali Indonezian dhe spitali Al Ahli.
/abcnews.al