OBSH ngre alarmin: Në vitin 2022, në Evropë kanë vdekur 15 mijë njerëz nga i nxehti

schedule20:51 - 7 Nëntor, 2022

schedule 20:51 - 7 Nëntor, 2022

Të paktën 15 000 njerëz vdiqën në Evropë nga shkaqe të lidhura drejtpërdrejt me nxehtësinë në vitin 2022, ka bërë të ditur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Vlerësimi ende jo i plotë i publikuar sot nga OBSH përfshin 4 500 vdekje në Gjermani, pothuajse 4 000 në Spanjë, mbi 3 200 në Britaninë e Madhe dhe një mijë në Portugali.

Numri pritet të rritet, pasi disa vende kanë raportuar vdekje të tepërta të lidhura me nxehtësinë, veçanërisht verën e kaluar, tha drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!