OBSH ndryshon emrin e “lisë së majmunëve”: Është emërtim racist

schedule14:58 - 28 Nëntor, 2022

schedule 14:58 - 28 Nëntor, 2022

Organizata Botërore e Shëndetësisë në një deklaratë ditën e sotme tha se do të fillojë të përdorë një term të ri për linë e majmunëve, “mpox” dhe u bëri thirrje të tjerëve të bëjnë të njëjtën gjë pasi kanë marrë shumë ankesa se emri aktual i sëmundjes është racist.

“Të dy emrat do të përdoren njëkohësisht për një vit, ndërsa “lia e majmunit” do të hiqet gradualisht”, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Lija e majmunëve, e zbuluar në vitin 1958 dhe e quajtur sipas kafshës së parë që shfaqi simptoma, u përhap kryesisht në një grup vendesh në Afrikën perëndimore dhe qendrore.

Tani, 110 vende kanë raportuar rreth 80,000 raste të konfirmuara dhe 55 viktima, sipas të dhënave të OBSH-së.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!