Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom ka thënë se “kërcënimi më i madh me të cilin përballemi tani nuk është koronavirusi, por mungesa e solidaritetit dhe udhëheqjes globale”.
“Ne nuk mund ta mposhtim këtë pandemi me një botë të ndarë”, tha ai gjatë një video konference për media.
Në të gjithë botën, më shumë se 9 milionë njerëz janë konfirmuar si të infektuar nga koronavirusi dhe më shumë se 471,000 kanë vdekur, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
“Pandemia e COVID-19 ka treguar që bota nuk ishte e përgatitur,” tha Tedros.
Kompanitë në të gjithë botën po garojnë për të gjetur një vaksinë kundër COVID-19 dhe ka një debat të ashpër se si do të shpërndahet vaksina.
Duke folur më vonë në konferencë, i dërguari i posaçëm i OBSH për COVID-19, Dr. David Nabarro, tha që besonte se do të duheshin të paktën dy vite derisa vaksina të jetë e disponueshme për të gjithë në botë.”
“Edhe nëse ka një kandidat deri në fund të vitit, testet e sigurisë dhe efikasitetit do të kërkojnë kohë,” tha mjeku britanik. “Dhe atëherë përpjekja duhet të bëhet për prodhimin në masë të vaksinës, në mënyrë që të gjithë në botë të mund të vaksinohen./abcnews.al