OBSH: Mjekët në Gaza kryejnë operacione pa anestezi

schedule15:51 - 7 Nëntor, 2023

schedule 15:51 - 7 Nëntor, 2023

Disa mjekë në Gaza po kryejnë operacione, duke përfshirë amputime, pa anestezi, tha zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Asgjë nuk justifikon tmerret që po vuajnë civilët në Gaza”, tha zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier, gjatë një konference për shtyp në Gjenevë, Zvicër. Zyrtari theksoi se civilët e Gazës kanë “nevojë të dëshpëruar për ujë, karburant, ushqim dhe akses të sigurt në kujdesin shëndetësor”.

Në këtë kontekst, Lindmeier përsëriti thirrjet e OKB-së për “qasje të papenguar dhe të sigurt” në rreth 500 kamionë ndihma për të arritur “pacientët në spitale”, ku operacionet, përfshirë amputimet, kryhen “pa anestezi”.

Lindmeier tha gjithashtu se 16 punonjës shëndetësorë janë vrarë në zonë ndërsa ishin në detyrë dhe theksoi se çdo sulm ndaj kujdesit shëndetësor është i ndaluar nga ligji ndërkombëtar humanitar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!